Sipas lajmeve të fundit, Rihanna është duke thyer një tjetër rekord, por kësaj here jo për muzikën e saj.

Parfumi i saj “Rebelle” është renditur si më i shituri nga të gjithë parfumat e të famshmëve të tjerë në Britaninë e Madhe.

Duket se arsyeja kryesore pse ky parfum është shit dukshëm më shumë sesa të tjerët, ka të bëj me faktin se në Britani, Rihanna është jashtëzakonisht shumë e pëlqyer.

Parfumi është shit rreth 2 milion ekzemplarë nga koha kur është lansuar para gjashtë muajve. Besohet se deri në fund të vitit shitjet do të kalojnë 4 milionëshit.

“Rebelle” është i disajnuar në atë mënyrë ‘që të sjellë ngrohtësinë e Karaibeve’. Aroma e saj ngjason me atë të dredhzave, kakao, vanilës dhe orkideve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here