Prej vitesh nuk jeton më në Shqipëri dhe tashmë atdheu për të është kthyer në një mall të vërtetë.

Ka krijuar një tjetër jetë atje, një të përditshme krejt ndryshe. Disa vite më parë, të gjithë e kujtojmë rikthimin në skenën shqiptare të Parashqevi Simakut. U prezantua me një partner, jo vetëm në profesion por edhe në jetë, i fejuari që më pas u bë dhe bashkëshorti i saj, martesë nga e cila Parashqevia ka një djalë.

E teksa i hedh një vështrim profilit të saj në ‘Facebook’, vihen re foto të Parashqevisë me djalin e saj, të cilin në të gjitha fotot e shtrëngon fort, po kështu edhe foto me familjarë të tjerë, foto ndër vite të cilat këngëtarja i ruan në formën e nostalgjisë.

Shumë foto i përkasin edhe momenteve me miqtë, si për shembull një foto me mikun e saj Antonio Athanas, foto me një regjisor amerikano-shqiptar, si dhe foto me zotin Pirro Milkani, Mirush Kabashi, Samir Kumbaro ambasadorin shqiptar në Ëashington, Fatos Tarifa me bashkëshorten e tij.

E ajo që është për t’u habitur mbetet fakti që në asnjë foto Parashqevia nuk shfaqet me të shoqin. Mos ndoshta kjo do të thotë se në statusin e këngëtares së famshme shqiptare ka ndryshime kohëve të fundit?

Një krisje në marrëdhënie, apo ndarje mes tyre? Nga këngëtarja nuk vjen asnjë konfirmim i tillë, ama shumë burime pranë saj bëjnë të ditur se çifti është ndarë. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here