Parashqevi Simaku me foto nudo në rrjetin social MySpaceNuk është shuar ende debati i nisur nga kantautori Gjergj Leka rreth këngëtareve Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori. Por nëse disa njerëz të artit preferuan të bënin debat dhe të shaheshin mes tyre, kompozitori i mirënjohur Agim Krajka preferon të flasë rreth talentit të Simakut dhe si u shua karriera e saj.

Ai tregon edhe disa momente mes tyre dhe gabimin më të madh të Simakut: Hollivudin. Është e thjeshtë të kuptosh se e ka peng, Parashqevinë. “E mori në qafë Hollivudi” thotë ai plot keqardhje. Kompozitori Agim Krajka, që ka bërë histori në muzikën e lehtë shqiptare, është ndër të parët që shquajti talentin e jashtëzakonshëm të Parashqevi Simakut.

E mban mend fare mirë ditën kur ajo trokiti në derë dhe i kërkoi që ta dëgjonte. “E mrekullueshme. Ajo u bë shkak që unë të bëja disa këngë shumë të zgjedhura” thotë kompozitori. Për të nuk ka rëndësi fare jeta e saj personale gjatë viteve të diktaturës. Kompozitori tregon njohjen me Parashqevinë, bashkëpunimet, por edhe disa fakte të panjohura nga 6 muajt e parë të këngëtares në SHBA, raporton NOA

Ajo u strehua pikërisht në shtëpinë e Krajkës, me të cilin filloi të këndonte nëpër lokale. Paskëtaj erdhi ëndrra hollivudiane, që fatkeqësisht nuk e çoi asgjëkundi”, tha Krajka për Panoramën. Ai shprehet: “Parashqevia ishte e pavetëdijshme sa gamë të amdhe kulturore kishte për zhanret e mikës që ishin në Shqipëri.

Ajo e këndonte muzikën e lehtë a thua se ishte specializuar por ama të nesërmen e këndonte “Qamilen” dhe të dridhte mishi. Parashqevi Simaku pëson paralizë të gojës: Unë kam marrë fund (FOTOT) Ishte unike, sa kohë këndoi në Shqipëri. Ah, gjëra e tjera pastaj që thuhen, jo jeta e saj private, jo lidhje me atë e këtë, mua nuk më duhen fare. Se lidhjen nuk e shpiku ajo, as zgjidhjen. Ishin emocionet e moshës, të rinisë, dhe ajo kishte të drejtë të zgjidhte një simbol shpirtëror dhe kjo gjë nuk ka pse të ngatërrohet me muzikën. Sepse i shoh këngëtaret e sotme, kanë një shkallë të madhe degjenerimi vokalisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here