Georgina zbuloi disa detaje nga jeta e saj para se të takonte Ronaldon. Jeta e saj sot duket si një ëndërr, 10 milionë ndjekës në Instagram, kohët e fundit ka nënshkruar një kontratë fitimprurëse për të qenë një fytyrë mbrojtëse e markës së famshme të veshjeve të brendshme dhe kostumeve.

Por rruga drejt suksesit nuk ishte e thjeshtë. Babai i saj ishte futbollist, dhe për shkak të punës së tij, ajo u zhvendos me familjen në qytetin spanjoll Jaka. Në moshën katërvjeçare, Georgina zbuloi dashurinë e saj të parë – u regjistrua në një akademi vallëzimi.

“Unë nuk isha një fëmijë shumë i bukur, sigurisht jo më e bukura në klasë. Thjesht, ndihesha normale. Vallëzimi më mësoi disiplinë dhe dashuri për artin”, tha Georgina, e cila investon orë, ditë, muaj dhe vite duke u djersitur , por një ditë vendosi të përqendrohej si model.

“Nuk ka asnjë moment në të cilin vendosa të bëhem model. Më vonë në shkollë fillova papritur të thosha se isha e bukur, se kisha një trup të mirë dhe nisa të besoja në këtë”, rrëfen ajo.

Asaj iu ofrua mundësia për të punuar në Madrid, por për shkak të mungesës së parave, nuk mundi të ndiqte ëndrrën e saj, andaj vendosi të shkojë në Bristol.

“Isha edhe pastruese, asgjë nuk ishte problem për mua”, pohon ajo.

Kur mblodhi para të mjaftueshme, u kthye në Spanjë. Ajo jetonte në Madrid me motrën e saj që studionte, por nuk kishte para të mjaftueshme. Ajo u punësua si shitëse në dyqanin e Gucci në Madrid. Kjo edhe ndryshoi jetën e saj.

Gjatë ndërrimit të saj, Cristiano Ronaldo hyri në dyqan, dhe ajo e asistoi në blerje. Pas kësaj, Ronaldo gjithmonë kërkoi që ajo ta ndihmonte kur ai të vinte.

Image

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here