Anna Paquin mendon se kirurgjia plastike kufizon aftësitë e saj si aktore dhe për këtë arsye ajo nuk e ka marrë kurrë në konsideratë këtë gjë.

Kanadezja, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me aktorin Stephen Moyer, pranon se nuk është gjithmonë e kënaqur nga pamja e saj.

Paquin u shpreh për revistën ‘Zooey’: “Cdo femër në botë do të donte një gjoks më të madh, krahë më të hollë apo sy bojëqiell. Gjithsesi si aktore që jam unë mendoj se kirurgjia plastike të limiton.”

“Nëse do ndërhysh në pamjen tënde të jashtme më pas do të luash vetëm role të njerëzve modernë”, shpjegon 29-vjeçarja, protagoniste e sages ‘X-Men’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here