Hayden PanettiereAktorja e filmit “Heroes”, Hayden Panettiere, është parë duke ecur dorë për dorë me milionerin 28-vjeçar, Harry Morton, në Miami Beach, duke nxitur spekulime se ata janë çift.

Por ky gjest i aktores, e cila festoi ditëlindjen e saj të 20-të të premten, nuk do ta gëzojë aspak Lindsay Lohan, edhe pse ajo është në romancë lezbike jostabile me DJ Samantha Ronson.

“Lindsay nuk do të jetë e lumtur që Hayden është në lidhje me ish-të dashurin e saj. Edhe pse ajo është me Sam Ronson, ajo ende është mikeshë me Harry”, ka thënë burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here