​Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu në Kosovë u bë i njohur me rolin e “Mehmet Kosovës”, në serialin “Jetë e hidhur”.

Me rolin e tij të “Mehmet Kosovës” i cili nuk arriti që të martohej me vajzën që e deshi “Nerminin”, u pëlqye shumë nga të gjithë shikuesit e këtij seriali. 

Por, në jetën reale, Kenani është i martuar dhe është shumë i lumtur. Aktori në vitin 2016 lidhjen e tij disa vjeçare me aktoren dhe modelen e e njohur, Sinem Kobal e kanë kurorëzuar me martesë në një ceremoni madhështore, shkruan rtv21.tv 

Si duket, çifti së bashku janë duke e jetuar një jetë të lumtur së bashku, teksa çdo herë i shohim duke i qëndruar afër njëri- tjetrit. 

Aktorin patëm rastin ta shohim të veshur me kostumin e dhëndrit në disa prej roleve që ai i pat, edhe para martesës së tij.

Por, se si është dukur ai në ditën më të rëndësishme të tij, në ditën kur u martua me bukuroshen, Sinem e shohim në fotografinë më poshtë. Kenenani u bë dhëndër shumë i pashëm, ku të veshur kishte një kostum elegnatë shumë të bukur, e krah tij ishte një nuse e denjë për të Sinemi, e cila shkëlqente në fustanin e nusërisë. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here