Pamela Anderson dhe Tommy Lee pas shkurorëzimit kanë mbetur miq të mirë dhe në një rast ata i premtuan njëri-tjetrit se do të martohen përsëri në qoftë të dy janë të lirë pas moshës 50-vjeçare.

Meqë Lee javën e ardhshme do të mbushë 50 vjet dhe është ende i lirë, Ellen DeGeneres në shown e saj e pyeti Pamelën, nëse ende vlen marrëveshje e tyre për kurorëzim.

“Pothuajse nuk më kujtohet kjo marrëveshje, ajo ishte një natë e çmendur kur i kam premtuar Tommyt se do të martohem me të përsëri. Unë mendoj se nuk ka asgjë rreth kësaj marrëveshjeje,” u përgjigj duke buzëqeshur 45-vjeçarja, Anderson.

Ylli i “Baywatch” e cila ka ndërtuar karrierën duke u zhveshur për revistën “Playboy” dhe duke bërë porno xhirime shtëpiake, së fundi kur u paraqit në ballinat e revistave amerikane pas dy vitesh pauze vazhdoi ‘zanatin’ e vjetër, atë të pozimit lakuriq për revistat, ku këtë radhë kishte përzgjedhur revistën amerikane “Lovecat” për t’i ekspozuar atributet e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here