Pamela një letër për PutininKur një anije mallrash e ngarkuar me mish të llojeve të rrezikuara të balenave udhëtoi për në Japoni, aktivistët e kafshëve kanë fituar një aleat të papritur – yllin e serisë “Rojat e plazhit”, 48 vjeçaren Pamela Anderson.

Ajo shkroi një kërkesë e cila kërkon ndihmën e presidentin rus Vladimir Putin, transmeton TetovaSot.Javën e kaluar Shoqata për mbrojtjen e kafshëve norvegjeze Winter vërejti se një anije mallrash u ankorua.

Anija e ngarkuar me 1.700 ton mish nga balenat e kapura në mënyrë të paligjshme, për shkak se i ishte ndaluar kalimi përmes kanalit të Suezit apo Panamasë, në kohën kur anija pret lejen në Norvegji për të shkuar në një udhëtim nëpër ujërat e ftohta të veriperëndimit.
Pra, anija do të kalojë nëpër ujërat territoriale ruse, që kanë nxitur aktivisten për të drejtat e kafshëve Pamela Anderson për të thirrur për ndihmë presidentin rus, Vladimir Putin.

“Unë besoj se të dy e ndajmë dashurinë për kafshët dhe një respekt të thellë për natyrën dhe për këtë arsye unë do të doja të bëjë një kërkesë personale në emër të balenave të rrezikuara” shkruan aktorja e famshme në një letër drejtuar Presidentit rus nën emrin e tij të plotë, Vladimir Putin Vladimiroviç.
Anderson përshkroi se balenat janë kapur në mënyrë të paligjshme, pavarësisht ndalimit ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here