Ai është një ndër biznesmenët më të rinj në Shqipëri.

Fatmir Hysenbelliu, edhe pse 25 vjeç është mjaft i suskesshëm, kjo edhe falë bizneseve që babai i tij ka ndërtuar në vite. Sot Fatmiri, ose siç njihet ndryshe Oni është bërë mjaft i njohur edhe në rrjetet sociale, pasi aty tregon projektet e tij, por edhe jetën luksoze që bën.

Kjo jetë luksoze që bën, i ka mundësuar Onit të udhëtojë nëpër botë dhe të takojë edhe personazhe të njohur, si Pamela Anderson apo Nicole Scherzinger. Madje disa foto dyshuese të tij duke dalë nga një hotel me Pamela Anderson në Miami, na bënë të mendojmë se kishte një lidhje mes tyre.Sot Oni ka qenë i ftuar tek emisioni “Rudina” në Tv Klan, ku ka sqaruar një herë e mirë këtë marrëdhënie.

“Unë kam qenë në një eveniment bamirësie që më ka ftuar Pamela. Nuk jam ftuar direkt nga ajo por organizatorët kanë ftuar njerëzit më me influencë në vende të ndryshme të botës. Unë kam rastisur ulur pranë saj në tavolinë, dhe aty kemi folur dhe kemi krijuar kontaktet. Rastësisht sërish, të dy ishim në të njëjtin hotel, dhe fotot që janë shkrepur nuk tregojnë asnjë lidhje që është menduar mes nesh. Unë Pamelën e kam mikeshë dhe asgjë më shumë”,-ka sqaruar një herë mirë Oni.

Ai ka treguar gjithashtu se do ta ftojë Pamelën në Shqipëri, në një festë të madhe që ai do e realizojë së shpejti./Class/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here