Rudina Mneri, e cila njihet si Paloma e Fiks-it ka shijuar pushimet e para në kompleksin Liro në Vlorë, ndërsa ka shijuar detin dhe diellin e kënaqur me linjat e dobësuara të trupit.

Në profilin e saj në facebook ajo ka postuar këtë foto, ku ekspozon trupin pa siklet, pasi tashmë nuk është më ajo Paloma e shëndoshë që rendte të intervistonte nga njerëzit e thjeshtë deri tek politikanët, për emisionin “Good morning Albania” dhe “Fiks fare” në “Top Channel”.

Ajo tashë është rritur dhe në ndryshim nga atëherë i jep vërtet rëndësi look-ut, linjave trupore dhe veshjeve. Kështu për të arritur në këtë formë që shihni ajo ka vuajtur shumë duke mbajtur dieta rigoroze dhe për më tepër duke bërë palestër gjatë dimrit.

Tashmë ka një trup sportiv që ajo ka pohuar se e ka arritur me vrap, ushtrime të vitheve, barkut dhe ushtrimeve me hekura. Ndërkohë përsa i përket dietës ajo nuk konsumon mishin dhe as bukën.

Paloma ka arritur kështu të heqë shumë kile nga trupi i saj, dhe tashmë peshon vetëm 48 kg.

Vajza 26 vjeçare përveç emisioneve në televizion dhe radion “Top Albania Radio” gjatë verës udhëton nëpër plazhe pasi punon si Voice Joker në koncertet verore që organizohen për pushuesit. Këtë eksperiencë ajo e filloi dy vite më parë në “Summer Depo” në Vlorë. Nuk dihet se më kë i ka kaluar pushimet e saj të para këtë vit, pasi dy mikeshat e saj më të ngushta janë këngëtarja Anjeza Branka dhe ish-velina e “Fiks Fare”, Eda.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here