Filmi “The Tree of Life” i regjisorit amerikan Terence Malick fitoi çmimin Palma e Artë në festivalin e sapo përfunduar të filmit në kanë të Francës.

Tregimi i filmit, në të cilin rolet kryesore i luajnë Brad Pitt dhe Sean Penn, zhvillohet në Teksas gjatë viteve të 50-ta të shekullit të kaluar, ku ndiqet rritja e një fëmije dhe raporti i tij me të atin e dhunshëm.

Vëllezërit Dardenne dhe regjisori turk Nuri Bilge Ceylan ndan çmimin e dytë të festivalit të kanës për nga rëndësia Grand Prix, kurse çmimi i tretë iu dha regjisores dhe aktores franceze Maïwenn Le Besco për dramën filmike Polish.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here