Selena GomezKëngëtarja Selena Gomez është në telashe. Thuhet se ajo është paditur nga një kompani parfumesh për shkak që nuk i ka përmbushur obligimet promocionale që ka ndaj kësaj kompanie.

‘Adrenalina Inc’ thotë se ka bërë marrëveshje me Selenan që ajo të paraqitet në të gjitha takimet kur ata promovojnë parfume dhe produkte të reja.

Sipas tyre, Selena ka dështuar të bëjë një gjë tillë dhe kjo është arsyeja pse drejtues të kësaj kompanie duan që të ju kompensohen “dëmet” dhe gjithashtu duan që gjyqi ta ndalojë atë për të anuluar marrëveshjen që ka me kompaninë në fjalë

Arsyeja kryesore pse Selena i ka lënë anash këto obligime duket të jetë është për faktin se ajo dhe Justin Bieber janë ribashkuar dhe shumicën e kohës, këngëtarja po e kalon me të dashurin duke mos I përmbushur disa obligime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here