Al Pacino plakYlli i kinemasë amerikane, Al Pacino ka marrë një pamje shumë të rrudhur, flokë terësisht të bardha por ai vazhdon të mos e harrojë zanatin që e bëri të famshëm, xhirimin.

Pacino është fotografuar në New York gjatë xhirimeve të filmit me të fundit “You don’t know Jack” në të cilin rrëfehet jeta e “doktorit të vdekjës”, Jack Kevorkian. Mjeku amerikan zhvilloi një luftë të ashpër kundër eutanazisë me autoritetet.

Për mbrojtjen e ideve të tij, Kevorkian u dënua me 25 vjet heqje lirie pasi u cilësua fajtor për një vdekje të gradës së dytë. Përsa i përket Al Pacino-s, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi është pikërisht roli i doktorit qe e ka plakur.

Ai ka dashur te pershtatet sa me shume fizikisht me personazhin. Regjia drejtohet nga Barry Levinson, ndersa ne role te tjera jane Susan Sarandon e John Goodman. /TCH

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here