Reperi më i pasur në botë, P Diddy, ka publikuar një fotografi në “Twitter”, në të cilën paraqitet me një gotë alkool në dorë dhe me dy vajza lakuriqe.

Reperi i famshëm në foto është paraqitur si një piktor dhe një nga vajzat mban mjetet për pikturim, ndërsa tjetra mban një foto të Diddyt.

“Unë jam artist në çdo kuptim”, shkroi Diddy nën fotografi. Diddy është reper, kreator i veshjeve, producent dhe biznesmen.

Pas këtyre fotove shumëkush mendoi se reperi më i pasur në botë dëshiron të bëhet piktor. Pasuria e tij është vlerësuar në 550 milionë dollarë. Punët nga të cilat i ka fituar këto para janë vodka “Ciroc”, linja e veshjes “Sean John and Ennis”, agjencia e marketingut “Blue Flame” dhe shtëpia diskografike “Bad Boy Records”.

Katër vjet më parë ai krijoi parfumin “I am a King” për nder të presidentit të SHBA-së, Barack Obama, legjendës së boksit, Muhammad Ali dhe mbrojtësit të të drejtave të zezakëve, Martin Luther King. Ndërsa ka në plan që të hapë edhe një televizion kabllor të quajtur “Revolt”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here