Pas disa vitesh spekulime, tani nuk ka më dyshime që Cassie dhe Diddy janë bashkë. Dyshja vendosën që lidhjen e tyre ta bëjnë publike përmes disa postimeve në Twitter.

Gjatë vikendit, Diddy postoi një foto të këngëtares ku shkroi, “E di se jam njeri me fat”.Ylli i R&B ia ktheu shpejt dashurinë duke e postuar një foto të tij nën përshkrimin, “e dua atë”.

Krijuesja e hitit “Me&U” tha se është duke punuar në albumin e ri, i cili do të jetë i dyti në karrierën e saj gjatë 6 viteve. P.

Diddy ka qenë disa herë i lidhur me femra të famshme, ndër to edhe me Jennifer Lopez.

Dhe nëse e shikojmë këtë foto, mund të themi se Diddy është vërtetë mashkull me fat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here