Këngëtari amerikan i muzikës rep P. Diddy duket se është magjepsur nga botërori i Afrikës, duke kërkuar të hyjë në botën e biznesit të futbollit.

Ish i fejuari i Jennifer Lopez ka të ardhura rreth 30 milionë dollarë në vit, jo vetëm nga muzika por edhe nga linja e veshjeve, pija vodka dhe një zinxhir restorantesh. Ai shprehet se blerja e një skuadre futbolli do të ishte një investim i mirë.

“Gjithmonë shikoj për biznese të ndryshme dhe ëndrra ime është që një ditë të bëhem pjesë e botës së sportit me një skuadër futbolli. Eshtë shumë e rëndësishme të ndërtosh një skuadër të mirë dhe me të të fitosh”, shprehet P. Diddy.

Kohët e fundit është folur për një afrim të yllit të muzikës me klubin britanik Crystal Palace. “Nuk ishte lëvizja e duhur për mua në këtë rast”, tha këngëtari në një intervistë për BBC.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here