Tërheqja e papritur nga një botë plot suksese dhe adrenalinë mund të shkaktojë një ndryshim të madh në jetën e gjithkujt, për mirë apo për keq.

Kjo e dyta është ajo cka mendon këngëtari Ozzy Osbourne, i cili pohon se jeta jashtë muzikës është e mërzitshme. Legjenda e heavy metal shton se do ndalojë së bëri muzikë vetëm kur të vdesë.

Duke folur për revistën gjermane “FHM”, 61 vjecari thotë se nuk do të tërhiqet pasi do t’i duket shumë e mërzitshme jeta pa muzikën.

Ish këngëtari i grupit Black Sabbath, i martuar me Sharon Osbourne, pranon se ky është turi i tij i fundit, pasi udhëtimet i hanë shumë kohë. “Nuk dua të rri rrugëve për një kohë të gjatë. Dua të qëndroj në një vend për pak kohë”, përfundon Ozzy.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here