ozanOzcan Deniz është një ndër më të paguarit në Turqi, por thotë se nuk është i lumtur në dashuri që kur është shfaqur në skenë, turku 44 vjeç, aktor, këngëtar, tekstshkrues dhe regjisor, konsiderohet si më i paguari në Turqi.

Është i martuar me aktoren Handan Deniz, është person i dashur dhe shumë i sinqertë. Për veten e tij thotë se femrat e pëlqejnë, pasi, sipas tij, është “i dashur dhe simpatik. Nuk i gënjen”. Në jetë, më së shumti ka frikë prej pamundësisë së të menduarit, së punuarit dhe jetuarit.

Në këtë zanat, aktori turk është që nga mosha nëntë vjeçe. Në shtëpi jeton me vëllain e madh, e të tjerët shkojnë e vijnë.

Filmi i fundit i tij me titull “Sevimli Tehlikeli” pritet në muajin shkurt, por duhet cekur faktin se i njohur u bë me paraqitjen e tij në filmin “Një pjesë e imja”. Kur bëhet fjalë për karrierën prej një këngëtarit, ai thonë se”nuk ka vend në Turqi ku nuk kam mbajtur koncert. Njoh secilin kënd të Turqisë, jam i afërt me secilin”.

Kur është pyetur se çfarë mund të presim nga ai përmes filmit të fundit, ai thotë: “Ky film është xhiruar me aktorë të papërvojë. Këtu do ta shikoni anën time prej regjisorit. Për qëllim kam publikun midis 13 dhe 40 vjeçe”.

Kur pyetet për dashurinë, ai thotë: “Kurrsesi të më kap ai zjarr. Mund të them se, më nuk dua të jem në lidhje në të cilën nuk besoj se do të zgjasë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here