Regjisori suedez Ruben Östlund meritoi Ariun e Artë në kategorinë e filmit të shkurtër në Bierlinalen e 60-të për filmin e tij “Händelse vid bank”, në filmin e realizuar vetëm në një dhomë flitet për një ngjarje të kohëve tona, njofton NOA.

Në motivimin e çmimit është thënë: “Filmi i tij është një reflektim real i kohëve tona dhe rolit të luajtur nga media. Ajo është filmuar me vetëm një kamera pa asnjë prerje të vetme në zoom in dhe out, imazhet e përdorura nga kamera CCTV.

Dialogët janë perfektë dhe humanizmi është i shpjeguar me shumë humor”.

Ariu i argjendtë shkoi për regjisorin izraelit Shaija Mexhinska për filmin “Hayerida”, e cila flet për një familje e cila e ka ndërtuar jetën e saj në një vend që është si monument, nën dhe.

Të tjerë filma që janë vlerësuar ka qenë dhe filmi “Colivia” i rumunes Adriana Sitarua dhe “Venus vs Me” i belges Natali Tirlin. Mbrëmjen e të dielës do jenë çmimet e mëdha të filmit artistik

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here