osamaniNë Prishtinë qytetarët po përballen me një problem të madh i cili po krijon frikë dhe panik tek të gjithë

Qentë endacakë janë ata me të cilët çdo ditë qytetarët po ballafaqohen, janë të shumta shqetësimet që janë adresuar për shakë të frikës për të dal jashtë në orët e hershme të mëngjesit njëjtë edhe në orët e vona të mbrëmjes kur qarkullimi i njerëzve është më i vogël, shkruan rtv21.tv

Aktori i grupit humoristik Stupcat, Osman Azemi ka kërkuar vëmendje me publikim një video, ku dëgjohen të lehurat e qenve. Ai ka thënë se qytetarët e Bregut të Diellit janë në rrezik.

“VËMENDJE: Në lagjen Bregu i Diellit banorët janë në rrezik! Lusim qytetaret të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Po ashtu, lusim avokatin e popullit të na ndihmoj” ka qenë mbishkrimi i videos.

https://www.instagram.com/p/BNprbvpBHWl/?taken-by=osmanazemiofficial

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here