Nathalie Portman është duke përjetuar vitin më të mirë të jetës së saj, me fëmijën që duhet të lindë së shpejti dhe çmimin Oscar të fituar në shkurt.

Megjithatë, ajo është vënë edhe në shënjestrën e kritikave, pasi disa prej kërcimeve më të vështira në “Black Swan” (Mjellma e Zezë) u kryen prej një sozie, një balerine të vërtetë.

Duke iu përgjigjur këtyre kritikave, partneri i saj në kërcim dhe koreografi, Benjamin Millepied, theksoi se aftësitë e Portman dhe elegranca e saj nuk mund të vendosen në dyshim.

Duke folur për “Los Angelos Times”, ai deklaroi: “Portman ishte e pabesueshme, fantastike dhe kërcimet e saj ishin shumë cilësore.

Janë shkruar disa artikuj rreth kësaj çështje, por mund t’iu siguroj se disa prej lëvizjeve më të vështira të baletit, Nathalie ishte në gjendje t’i bënte vetë. Sinqerisht, 85% e të gjithë filmimeve u kryen pa nevojën e sozive, shumë më tepër nga sa prisnin regjizorët”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here