Ornela Muti gjithmonë e më e reDy vjet më parë kishte flokë të errët dhe rrudha të lehta mbi lëkurë. Sot ajo është 54 vjeçe dhe duket më magjepsëse se kurrë.

Flokët e aktores italiane janë biondë dhe duket se koha për të nuk kalon, përkundrazi është kthyer mbrapsht. Në fotografitë e publikuara nga revista “Di Più” ndryshimi pozitiv është i dukshëm lehtësisht.

Më parë jetonte me një kirurg estetik dhe tani që janë ndarë u bë më e bukur… Pranë vajzave Naike, 35 vjeçe dhe Karolina 24 vjeçe Ornela duket më shumë si motër se sa si nënë. Për më tepër, aktorja është bërë edhe gjyshe.

E vështirë të mos mendohet se ajo ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale, për të qeshur është fakti se ndryshimi erdhi pikërisht tani që u largua kirurgju estetik. Do të jetë forca e dashurisë për partnerin e ri, Fabrice Kerherve, me kombësi franceze dhe 10 vjet më i ri?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here