Ornela Bregu zbulon sekretin pas 17 vjetësh Moderatorja e programit “E diell” në Top Channel, Ornela Bregu, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo vazhdimisht poston foto nga jeta artistike, por edhe private.

Nënë e dy fëmijëve të rritur tashmë, Ornela shihet shpesh duke ndarë kohë me vajzën dhe djalin e duke bërë pjesë edhe miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Por në një postim të fundit në profilin e saj në Instagram, Ornela ka publikuar një fotografi para 17 vjetësh, në nëntor të vitit 1999, ndërsa ishte duke drejtuar Festivalin e Këngës Popullore në RTSH.

Nga fotoja, është lehtësisht e dukshme që përveç ngjyrës së flokëve, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar për moderatoren, por bashkë me fotografinë, Ornela ka treguar edhe arsyen e disa “kileve” më shumë:

Ornela Bregu zbulon sekretin pas 17 vjetësh

“Nëntor 1999! Festivali I Këngës Popullore, katër muajshe shtatzënë me vajzën”, shkruan ajo në krah të fotos.
Sot, pas 17-vjetësh, Ornela ndan shumë momente me të bijën, të cilën tashmë e ka shoqe jete.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here