Me t’u afruar spektakli “Dancing with the Stars”, shumë nga yjet pjesëmarrës në spektakël kanë filluar të mbërrijnë  në Tiranë.

Vetëm tri ditë më parë, kryeqytetin shqiptar e shkelën edhe dy bukuroshet pjesëmarrëse në “DWS”, Adelina Tahiri dhe Afërdita Dreshaj. Sakaq të tjerë emra zbulohet se do t’i shtohen listës së VIP-ave.

Veç vajzave të sipërpërmendura dhe Zhakut, pas emrave  të konkurrentëve meshkuj si: Bujar Kapexhiut, Vedat Ademit, Tan Imamit e Dren Abazit, tani e kanë radhën të tjera femra për t’u zbuluar.

Përveç Elvana Gjatës, konkurrimi i së cilës është përfolur shumë, por që tashmë është zyrtar, një tjetër emër prej surprizë është ai i Ornela Bregut, e cila vitesh i ka munguar ekranit, por rikthimi në këtë spektakël vallëzimi jemi të bindur që do ta rikthejë sërish në vëmendje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here