Orlando Bloom për një kohë të gjatë ka menduar se babai i tij kishte vdekur, sepse nëna e tij nuk ia kishte zbuluar identitetin e vërtetë të babait të tij. Ndërsa Orlando pas 13 viteve e ka mësuar të vërtetën.

Ai gjatë adoleshencës ka menduar se babai i tij ishte Harry Bloom. Harry, i cili vdiq kur aktori ishte vetëm katër vjeç, nuk është babai biologjik i tij, por një mik i nënës së tij, Colen Stone.

“Ishte e çuditshme kur zbulova pas 13 viteve që Harry nuk ishte babai im biologjik, por një mik i nënës sime“ tha aktor për mediat britanike.

Pas hidhërimit, Orlando prapë është i afërt me nënën e tij, e cila tani është shumë e lumtur me nipin e saj Orlando Flynn.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here