Orlando BloomOrlando Bloom dhe Katy Perry kanë qenë ndër çiftet më të komentuar që në momentet e para të lidhjes e deri kur gjithçka mes tyre mori fund.

Aktori i njohur duket se ia ka dalë më së miri të lërë pas të shkuarën e tij pasi ditën e djeshme është shfaqur krah një bukurosheje brune që me shumë mundësi është më shumë se një mike për të. Të paktën kështu është raportuar në mediet rozë.

Ndoshta Katy Perry nuk do të dojë ta shohë këtë por Bloom duket se e ka vendosur të ecë përpara. Katy dhe Orlando u ndanë pak ditë më parë pasi ai u fotografua në krah të një vajze misterioze brune dhe tashmë ai na ka prezantuar me një tjetër bukuroshe.

Ata kanë qenë duke festuar në një club dhe të dy kanë nxituar të futen në makinë pasi janë piketuar nga gazetarët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here