Orlando Bloom bëhet sërish piratOrlando Bloom do të jetë pjesë e vazhdimit të radhës të “Pirates of the Caribbean”, i cili do të quhet “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.

Aktori hollivudian ishte pjesë e tre filmave të parë, kurse konfirmimin zyrtar për rikthimin e tij e ka dhënë, Alan Horn, shefi i Disneyt, transmeton Koha.net.

Anglezi ribashkohet me Johnny Depp, i cili edhe një herë do ta luajë rolin e kapitenit Jack Sparrow.
Pjesë e filmit të ri do të jenë edhe Geoffrey Rush, pastaj fituesi i çmimit Oscar, Javier Bardem dhe ylli nga “The Maze Runner”, Kaya Scodelario, raporton NME.

“Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, do të shfaqë kapitenin Jack Sparrow i cili përpiqet të gjurmojë “Trident of Poseidon” – një objekt që i garanton çdokujt zotërim total mbi dete.
Filmi do të shfaqet në kinema në korrik të vitit 2017.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here