Orinda unë e kam gjetur dashurinë e vërtetëNjë kontrast bardh e blu, që e fut në brendësinë e një pafundësie që në tërësi përmban një oqean ndjenje.

Jo më larg se dje kemi ndjekur të gjithë performancën e Orinda Hutës në Pallatin e Kongreseve, e veshur e gjitha në të bardha. Këngëtarja simpatike, veç rrëfimit në këtë intervistë për ‘Bluetooth’ për këngën e saj më të fundit konkurruese në ‘Kënga Magjike’, na tregon dhe se është shumë e dashuruar.

Një dashuri që dëshiron ta mbajë vetëm të sajën, duke mos dashur të tregojë as emrin e personit me të cilin ka një marrëdhënie tashmë serioze. Paçka thashethemeve që kanë qarkulluar për të, se është në lidhje me një tjetër këngëtar, Orinda nuk konfirmon asgjë, thjesht nuk do që emrin e tij ta bëjë publik.

Këtë herë, një këngë që të jep idenë e pafundësisë. Si ndihet Orinda në ‘Oqeanin’ e saj?
Mmm, është një këngë shumë e bukur, që unë e dua shumë. Është realizuar nga Alban Kondi, teksti i përket Dr. Florit dhe orkestrimi është i Shpëtim Saraçit. ‘Një oqean që zemrat na ndan’, thuhet mes vargjeve, ku fabula flet për dy të dashuruar që janë ndarë nga njëri-tjetri dhe në mes kanë një oqean. Duhen, por e kanë në pamundësi lidhjen e tyre, ndërkohë që jetojnë me shpresën se bashkë do të rikthehen.

Cila ishte ideja e performancës së djeshme? Një gjetje e jotja?
Performanca ishte e shkëlqyer. Është realizuar nga mikesha ime shumë e mirë, Olta. Një oqean i vërtetë në skenë. Unë jam sipër atij oqeani. Do e prek, sikur të dua ta marr me vete. Është thjesht oqeani im.

E ndjen konkurrencën?
E ndjej shumë. Ka këngë shumë të bukura. Ka shumë balada, por gjithsesi, unë jam e sigurt në atë që bëj. Këndoj në skenë e sigurt me këngën time dhe e kam shijuar atë në maksimum.

Cila mendon se është kënga më e mirë?
Për mua, këngë të mirë kanë ‘Product 28’. Mira Konçi ka një këngë shumë të mirë. Realisht ka materiale shumë të mira muzikore. I kam dëgjuar me shumë qejf. Edhe Kastro ka këngë shumë të bukur. Ka disa këngë që më pëlqejnë vërtet.

Për ty, kush duhet të fitojë?
Sinqerisht nuk e di kush do fitojë. Nuk e di fare. Është i vetmi festival që nuk di të mendoj apo të parandiej fituesin, pasi gjithmonë i kam rënë në kokë se kush do e merrte çmimin e parë. Të gjitha këngët janë shumë të bukura. Madje edhe kur të votoj, se di se kë do votoj. Ka aq shumë këngë të mira dhe nuk e di si do e bëj dallimin mes tyre. Votimi është i fshehtë dhe unë në fakt mendoj që më mirë që është kështu dhe jo i hapur. Nuk më intereson fare se si më ka votuar x këngëtar, as që më hyn në punë. Për mua është e rëndësishme kënga.


Aktualisht je në vit të fundit. E ndjek rregullisht shkollën?
Patjetër që po. Jam në vit të fundit dhe për pak përfundoj. Jam marrë me muzikë goxha, por edhe shkollën nuk e lë pas dore.

Ç’po bëhet me albumin?
Bashkë me Albanin kemi ndërmend ta mbyllim tani albumin. Vitin që vjen, patjetër që do të jetë në treg, pasi të gjitha këngët kanë përfunduar. Po punojmë për të çuar punën tonë deri në fund bashkë me Dr. Florin dhe Shpëtim Saraçin. Do të ketë disa kompozitorë të mirë brenda albumit tim. Këngët do të jenë të gjitha të reja. I kam kënduar aq shumë të rejat, sa nuk ia vlen që t’i përmbledh në album. Do jetë një album tërësisht i ri.

Duke prekur paksa jetën tënde private, si po shkon dashuria?
Hahaha, shuuuuumë mirë!
Pra je e dashuruar…
Jam shumë e dashuruar. Ndihem shumë mirë. Jam shumë e lumtur.


Jo, absolutisht. Nuk dua të them se kush është, edhe pse një pjesë e njerëzve mund ta dinë. As foto nuk bëjmë bashkë. Kjo është jeta jonë private dhe nuk duam ta prekë askush e për më tepër ta cenojë dikush. Kështu e kemi lënë të dy, sepse kështu duam. Është mendimi ynë, jeta jonë…

I kushton shumë kohë atij?
Shumë. Mundohem sa më shumë të mundem.
Mendon se është dashuria e vërtetë?
Them dhe ndjej që po!
Je xheloze?
S’e di…në fakt nuk më ka dhënë asnjëherë arsye për të qenë xheloze. Nuk di të them për këtë pjesë.

Çfarë bën për të? Bën shumë surpriza?
Shumë dhe kam shumë qejf kur i realizoj. Herën e fundit mbaj mend që kam bërë diçka shumë të bukur dhe që ndihem mirë për këtë.
Po ai ty?
Edhe ai mua, sigurisht.


Çfarë është ajo që po mendon në këto momente, teksa flet për dashurinë?
Mmm, s’e di. Di të them që jam shumë e lumtur dhe ndihem shumë mirë, por momentalisht jam shumë e hallakatur në mendime sepse kam një sërë gjërash për të realizuar dhe ju po më intervistoni teksa pres të debutoj në ’Kënga Magjike’. Jam shumë e emocionuar./
BLUETOOTH/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here