Orinda Huta qëllon sërish në shenjë. Këtë radhë ka kapur kopertinën e një reviste të njohur në tregun shqiptar, atë “One”.
Revista duket se ndryshe nga simotrat që sjellin imazhet “hot” të VIP-ave, duke qëndruar në sekretet e lumturisë për këngëtaren sjell një imazh si në përralla.
Në pamje të parë të kopertinës, imazhi i Orindës vjen si ai i zanave dhe princeshave në përralla. Sfond rozë, trendafila gjigandë si në filmat e Disney Land, dhe bukuroshja e qeshur dhe pak e ndrojtur mbi lisharëse, në pritje të Princit të Kaltër.
Këngëtarja në rrjetin e sasj social, Facebook, pohon dhe komentet ku e përshkruajnë si një princeshë. Kopertina e “One” vjen pas një seti me foto që Orinda bëri pak kohë më parë për një fotograf të njohur italian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here