Së fundmi kemi mësuar se koreografia që ka shoqëruar konkurrimin e saj në festivalin “Kënga Magjike”, është kopjuar nga një tjetër këngëtare nga Azerbajxhani.

Siç duket ideja e Orindës për t’u shfaqur ndryshe, i ka bërë përshtypje edhe këngëtareve në arenën ndërkombëtare. E ndërkaq, dëshira për t’u shfaqur ndryshe e shoqëron përherë Orindën.

Ja tek shfaqet në këtë foto si asnjëherë më parë. Këngëtarja Huta është fotografuar në një trotuar në Tiranë, e veshur me një fustan të kuq të shkurtër të kombinuar me sandalet ngjyrë argjendi. Ndonëse ditët e kësaj jave kanë qenë me diell, ende nuk mund të pretendohet për t’u veshur hollshëm.

Këtë na e provon edhe Orinda, e cila për të mos e ndjerë edhe aq të ftohtin, ka hedhur krahëve xhaketën e djalit që e shoqëron. Siç e shihni, ky shkrim do të mbyllet me një enigmë: kush është djali në krah të Orindës?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here