Ishte ende kalimi i parë i modeleve në një sfilatë të fustaneve të nuseve dhe Orinda Huta ishte e katërta në rradhë.

Të gjithë me të parë imazhin e saj në fund të pistës, nisën të duartrokisnin për vetë simpatinë që ka arritur të krijojë këngëtarja-modele, ndërsa Orinda po mbërrinte në mes të pasarelës.

Por mesa duket duartrokitjet e kanë emocionuar dhe Orindës i kapet taka e sandaleve pas fustanit dhe për pak këngëtarja desh u rrëzua në mes të pasarelës.

Por këtë situatë ajo e kaloi me shumë sportivitet, aq sa nis të kërcejë përpara publikut, dhe madje duke nxjerrë edhe gjuhën në formë shakaje.

Kalimet e tjera të këngëtares kanë qenë të suksesshme ndërsa të gjithë mbeten të mendimit që Orinda do të jetë një princeshë e vërtetë në dasmën e saj e veshur nuse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here