Orinda Huta zbulon detajet e dasmës përralloreE ftuar sot në programin “Fun Day” në “In Tv”, këngëtarja e prezantuesja Orinda Huta foli gjatë për përditshmërinë e saj.

Ajo rrëfeu se ditën e nis herët, bën sport, ushqehet mirë e ndjek besnikërisht një regjim ushqimor. Orinda bën çdo ditë 50 minuta vrap e më pas shkon në palestër, duke bërë sport nga e hëna në të hënë. E pyetur nga moderatorja Fatma Methasani, Orinda tregoi edhe për ndryshimin e beftë të flokëve.

“Prova u bë për dasmën, për t’iu rikthyer ngjyrës sime origjinale. Nuk po më pëlqenin si po më rrinin. Brenda natës u ktheva me ca fije e të nesërmen me një trajtim të mirë, u bëra sërish bionde”.

Orinda si prezantuese foli për punën në televizion, duke treguar se angazhimi i madh që i kërkonte detyra si autore e moderatore në programin e pasdites në Vizion Plus, e bëri që të largohej nga ky program i përditshëm. Ajo tha se projektet e tjera që ka zgjedhur i japin më shumë kohë që të kujdeset për veten e në muajt në vijim edhe për përgatitjen e dasmës së saj me Turjan Hyskën.

Sakaq Orinda si këngëtare zbuloi se ka gati një këngë e ka blerë tri të tjera, por pa sqaruar se kur mund të punojë me to për t’u rikthyer në muzikë.

“Më merr malli për pjesën kur këndoj në studio por jo për të bërë videoklipe. Me sa duket nuk u përshtata dot me tregun”.

E pyetur nga prezantuesja se si u ndje kur Elvana e imitoi në darkën e famshme të organizuar në ‘Altar’, Orinda u përgjigj kështu: “Elvanën e kam shumë xhan. E ka bërë shumë shpesh atë gjë dhe nuk ishte çudi për mua ndaj dhe lajmet s’më bënë përshtypje”.

Përpara se të jepte publikisht detajet e dasmës,shkruan “revistawho.com”, prezantuesja dha disa detaje nga e kaluara, për nisjen e historisë së tyre të dashurisë….

“Këtë javë kemi 10 vjet lidhje. Kur nisi nuk mendonim që do të vazhdonte kaq gjatë. Rashë në dashuri shumë shpejt me Turjanin. Ishte Turjani, ishin rrethanat… Ishte një marrëdhënie që nisi natyrshëm, një dashuri e bukur që do jetë besoj dhe shpresoj me bekimin e Perëndisë. Momentet tona janë shumë speciale e nuk mbajmë celular. Kemi qenë gjithmonë shumë të rezervuar. Nuk e ndryshojmë dot këtë pjesën e rezervimit. Do të vazhdojmë t’i përjetojmë gjërat për veten tonë”.

Me tej, duke sqaruar se përshkrimin e dasmës me Turin do e bëjë vetëm sot e jo më deri më 27 korrik, Orinda shpjegoi se ç’do të ndodhë në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

“Kam veshur fustane ëndrrash pafund tek “Geraldina” por kur shikon fustanin që është i joti, i rikthehesh prapë. Dhe po iu ktheve më shumë se 3 herë është i yti. Unë ia kam vënë syrin e do të vesh vetëm një fustan. Edhe dasma do të jetë vetëm një ditë. Në orën 7 të pasdites do të jetë momenti i altarit kur ne do i themi po njëri-tjetrit me bekimin e Perëndisë. Do të ketë premtime që do i bëjmë njëri-tjetrit. Pas kësaj do të jetë momenti i fotografive, por ne nuk do të pozojmë. Do të ketë disa fotografë që do të kapin momentet më të bukura. S’do të jetë dasmë “country” siç tha Turi, por një dasmë e stilit bohemian. Më pas do të ketë një festë të madhe me njerëzit më të dashur nga fisi e do t’i japim rëndësi edhe miqve të ngushtë”. /revistawho.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here