Orinda-HutaSezoni i ri televiziv duket se do ta gjejë moderatoren dhe këngëtaren Orinda Huta me një projekt të ri.“Surpriza SD” quhet emisioni i ri, i cili pritet të nisë gjatë këtij sezoni në platformën Tring.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Huta përmes një postimi në Instagram ku ka paralajmëruar nisjen e këtij programi nën regjinë e Altin Agos.

Autorja e programit është shprehur se ky do të jetë një program i veçantë që do të në fokus personat me “Sindromën Down” dhe realizimin e ëndrrave të tyre.

“Një program ndryshe, i cili jo vetëm do të bëjë më të bukur jetën e këtyre personave, por që ka për qëllim të informojë publikun edhe më tepër për personat me “Sindromën Down”. Është një program që në vetvete do të falë shumë dashuri dhe unë jam shumë entuziaste për të,”-është shprehur autorja/Tring.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here