Orinda Huta eshte përkushtuar shume në punen e saj si moderatore ne emisionin “Next”, aq sa nuk gjen kohë të regjistrojë klipe te reja. Mungesat në muzikë i shlyen më së miri me prezantimin në ekran.

”Është përgjegjësi e madhe të dalësh në ekran, në një formë ndryshe nga mënyra sesi është mësuar publiku të të shikojë. E rëndësishme është që e mirëpritën, çka më lumturon pa masë.

Ndryshe nga eksperienca e parë, e cila ishte në një periudhë të shkurtër, “Next” do të më mbajë më gjatë në ekran, para publikut”, ka rrefyer Orinda eksperiencen e saj per Bluetooth.

Duket se emisioni qe transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premten ne Vizion Plus, po i merr shume kohe Orindes:

”Këngët i kam përfunduar, pasi nuk më marrin shumë kohë, por ajo që pengon daljen e tyre është klipi.

Nuk po e gjej kohën për t’i realizuar. Jam mësuar me xhirime minimumi 4 ditore, çka nuk e kam në dorë. Nuk dua të bëj diçka kur nuk jam e bindur që do të dalë mirë.

Gjthsesi, e dua muzikën shumë dhe ndjehem e plotësuar kur punoj, por për momentin nuk mundem. Tani po përkushtohem tërësisht tek emisioni”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here