Orinda Huta në shtrat... Orinda Huta kalon në krevatin e saj të dashur: mes librave, të parit televizor, ndonjëherë edhe duke ngrënë, por edhe kur është me të dashurin…

Sa kohë kalon zakonisht në krevat?

Mundohem të kaloj 7 orë për të çlodhur veten në gjumë. Pjesën tjetër mund ta kaloj duke lexuar në krevat ose duke dëgjuar muzikë…

Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?

Shtatë orë më duhen patjetër për t’u çlodhur plotësisht dhe për të qenë e freskët për ditën që më pret.

Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo lakuriq?

Zakonisht preferoj të fle me të brendshme, pastaj varet sa vapë është…

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?

Me raste më pëlqen të ha në shtrat, më pëlqen të lexoj dhe shumë të tjera që shtrati të ofron.

Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?

Kënaqësia më e madhe e natës…

Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?

I preferoj të gjitha pozicionet. Jam shumë e lëvizur.

Po kur je më të dashurin?

Në anën e djathtë të shtratit.

Të qëllon kur je me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?

Jo, nuk më qëllon shpesh, vetëm nëse jam në një super stres mund të ndodhë që të ndjehem keq gjatë gjumit.

Preferon të mbulohesh shumë apo pak?

Preferoj të mbulohem e tëra.

A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?

Shumë rrallë më ka ndodhur të luaj me jastëk, kjo ka ndodhur vetëm nëse të tjerët i zë gjumi para meje. Unë ose filloj e flas pa pushim, ose kur shikoj që nuk ia dal, filloj e godas me jastëk.

A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?

Jo, zakonisht bëj një gjumë të qetë. Vetëm në kohë të rënduar me punë mund të kem probleme me gjumin.

Çfarë urren më shumë në shtrat, kur je me dikë tjetër?

Nuk urrej asgjë, gjithçka është perfekt.

Si do të ndiheshe nëse i dashuri do të kthente kurrizin?

Do e përqafoja nga pas, sepse pas pesë minutave do i ktheja unë kurrizin e ai do vinte menjëherë pas meje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here