Ka kaluar vetem nje vit qe kur Orinda Huta dhe Turian Hyska vendosen te blinin shtepine e tyre dhe te nisnin keshtu bashkejetesen, pas nje historie trevjecare mes tyre.

Por mesa duket ky nuk ka qene nje ogur aspak i mire. Rastesisht mesuam se Orinda eshte duke kerkuar per shtepi me qira. Na beri pershtypje, sepse sic thame me siper, dime qe tashme kete faze e ka kaluar dhe nje shtepi Orinda e ka. Kjo na beri te dyshojme!

Aq me shume qe edhe statuset dhe komentet e ndryshme qe vete Orinda ka bere ne faqen e saj ne Facebook te lene te kuptosh qe gjerat nuk po shkojne mire.

“Mjaft luajte me ndjenjat e mia” eshte nje status i saj i para disa ditesh, nderkohe qe nje tjeter: “U ula gjithe qejf per te ngrene cokollatat qe kisha blere dje ne darke! Sa zgjata doren per t’i kapur, e vetmja alternative e mbetur ishte te haja qesen se cokollata s’kishte gjekundi. Mire qe nuk pyet, por ndihet edhe me mire kur kalon kohe me mbeturina. Pupupu”.

Gjithashtu, kohet e fundit Orinda dhe Turi nuk jane pare askund bashke, as ne provat apo ne spektaklin e “Apartamentit 2Xl”, ku Orinda ishte gjithnje e pranishme. Te gjitha keto detaje, te marra se bashku, te cojne vetem drejt nje konkluzioni, qe cifti ose eshte duke kaluar nje krize ose i ka dhene fund marredhenies. Ndryshe si mund ta shpjegojme faktin qe Orinda po kerkon shtepi me qira, nderkohe qe shtepine nuk ka as nje vit qe e ka marre? Gazeta Paloma

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here