Kanë mëse një vit që jetojnë një lidhje dashurie, të përfolur mes miqsh, por hermetike në sytë e publikut.

Për herë të parë këngëtarja Orinda Huta dhe këngëtari i “Produkt 28” janë kapur nga paparci i “Bluetooth” dhe ja prova është tashmë përpara jush. Në rrethin e artistëve kjo lidhje njihet prej kohësh. Edhe këtu në “Bluetooth” është mësuar gjithashtu.

Por që deri më tani ka qenë mëse e vështirë për të pasur një foto, për shkak të mbrojtjes së madhe që i kanë bërë kësaj marrëdhënie dy protagonistët. Një lidhje në fshehtësi, jo dalje publike, takime në vende ku nuk hyjnë fotografët dhe një sjellje gati të ftohtë kur ndodheshin në aktivitete të përbashkëta.

Por… ja që fshehtësia e tyre nuk mund të vazhdonte në përjetësi! Festivali “Rock in Tirana” ka qenë një joshje për gjithë këngëtarët në Tiranë. Të ftuarit, “Planet Funk” dhe “One Republic” kanë qenë rrjeta e merimagës në të cilën ka rënë pre këtë herë çifti./Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here