Aktori i njohur turk, Orhan Shimshek, ka therur për vdekje babanë e tij.
Mediat raportojnë se aktori i njohur me rolin e tij në serialin “Kucuk Gelin”, e ka kryer krimin në afërsi të qytetit Adijaman.
Ai thuhet se ka pasur probleme psikike dhe ka vuajtur nga çrregullimi bipolar (psikoza maniko-depresive).
Pasi është gjetur trupi i babait, Shimshek i është dorëzuar policisë.
Serialet tjera në të cilat ka luajtur janë, si Genco (2007), Karamel (2008), Nefes (2009) e Sultan (2012). /Zëri/