Orgest Toce eksperimentoi muziken e tij ne nje salle te ngrohte dhe shume te dashur per publikun e vogel. Ndersa kane kaluar shume vite nga ajo kohe, ne ato ambiente ai kujton se me kitaren e tij dhe disa shoke instrumentiste prishnin qetesine e atij mjedisi permes tingujve te rock-ut dhe jazz-it.

I kthyer rishtazi nga Vjena, ne ato pak dite qendrimi ne Tirane, e takojme ne  Teatrin e Kukullave, te cilin nuk e viziton rastesisht, por kujton kohen kur zhvillonte provat e koncertit te tij te pare.

Prej 2003-shit ai jeton ne Austri dhe pas studimeve ne Konservatorin e Vjenes, ai punon me banda te ndryshme te rocku-t, jazzit dhe pop-it. Ne kete menyre prej 6 vitesh Orges Toce mund te cilesohet “nje artist i mirefillte”.

Edhe pse i larguar nga Shqiperia, duket se “ai mbetet nje bashkepunetor i mire per miqte e tij. Njeri prej tyre eshte Altin Goci, pavaresisht se nuk i perkasin te njejtin brez, vleresimet nuk mungojne ne te tilla raste kur behet fjale per “muziken”.

“Orgesti qe ne ate periudhe ka qene nje djal me shume pasion per muziken dhe ne nje fare menyre me vjen keq qe njerez te tille ikin. Eshte ai tipi qe do totalisht ta nxjerre veten e vete si ne muzike, ashtu edhe ne jeten e tij te perditshme”, shprehet Altini.

Me nje eksperience te gjate brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise, nje trashegimtar “i zoti” i vlerave muzikore familjare, miqte e tij thone se Orges Toce i mungon skenes shqiptare:

“Kontaktet tona kane qene gjithmone muzika live, rock, hard-rock. Ka qene edhe koha e tille. Shpresoj ta shoh sa me shume ne skenat shqiptare, sepse duhet patjeter te dale”, thote Altini.

Nje kant-autor qe ka arritur te kendoje shqip me banden e tij ne vendin gjermanisht-foles, i pushtuar nga “dilemat e promovimit te muzikes”, vizita tjeter ne Tirane mendohet e shpejte, “Bienalja e muzikes” eshte projekti qe 33 vjecarin mund ta riktheje serish ne qytetin e tij te lindjes./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here