Oprah WinfreyOprah Winfrey, për të cilën raportohet se është ndarë nga dashnori i saj shumëvjeçar Stedman Graham, është duke u çmendur pas reperit të famshëm Jay –Z, sepse atij i vjen era e mirë.

Edhe pse ajo nuk është adhuruese e muzikës së reperit, Oprah mendon se Jay-Z, të cilin e ka intervistuar kohë më parë, është një rrëmbyes i ëmbël zemrash.

“Jay-Z është miku im i ri i mirë. Ai ishte shumë i hijshëm dhe i hirshëm dhe i vinte era shumë mirë kur e kisha në shou. Është asilloj gjëje kur e përqafon një djalosh dhe aroma disi është e ngulitur në ta. Edhe kur shkova në një vend tjetër, ende mund ta ndjeja erën e tij në mua. Më shtynte të them, ‘O Zot, kjo është shumë e mrekullueshme’”, ka thënë Oprah për radiostacionin amerikan O Radio.

Raportohet se Oprah është vënë në kërkim të një mashkulli të ri në jetën e saj pasi që është ndarë nga ish-dashnori i saj Graham.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here