Oprah Winfrey është emëruar nga revista Forbes si fytyra e shoubizit që është pasuruar më së shumti, për të katërtin vit radhazi, dhe është e vetmja femër në top 10-she.

Ylli i televizionit, e cila vitin e kaluar hoqi dorë nga emisioni i saj “The Oprah Show” pas 25 vitesh, për të lansuar rrjetin e saj televiziv, ka fituar 165 milionë dollarë nga maji i vitit 2011 deri në maj të vitit 2012.

Pas saj në listën e Forbes vijnë regjisorët Michael Bay dhe Steven Spielberg, me 160, respektivisht 130 milionë dollarë të fituar gjatë të njëjtës periudhë.

Producenti Jerry Bruckheimer, reperi Dr Dre dhe producenti tjetër filmik, Tyler Perry, po ashtu kanë fituar mbi 100 milionë dollarë. Në vazhdim lista e personave të shoubizit të cilët kanë fituar më së shumti gjatë vitit të kaluar:

1. Oprah Winfrey, 165 milionë dollarë
2. Michael Bay, 160 milionë dollarë
3. Steven Spielberg, 130 milionë dollarë
4. Jerry Bruckheimer, 115 milionë dollarë
5. Dr Dre, 110 milionë dollarë
6. Tyler Perry, 105 milionë dollarë
7. Howard Stern, 95 milionë dollarë
8. James Patterson, 94 milionë dollarë
9. George Lucas, 90 milionë dollarë
10. Simon Cowell, 90 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here