Modeli shqiptar me fame ndërkombëtare është bere kështu fituesi i edicionit te pare te “Dancing with the stars Albania”.

Oni Pustina dhe partnerja e tij Linda, arritën te siguronin një shumatore me te larte pikesh mes atyre te jurisë dhe votës se publikut, duke lënë pas dy çiftet e tjera te spektaklit, qe për 12 jave radhazi erdhën ne Vizion Plus e Tring Dixhital. Oni mori kështu trofeun e nderit, por edhe çmimin e madh prej 50 mije eurosh te ofruar nga Tring Dixhital.

Gara e forte, e cila i shoqëroi edhe këtë finale te madhe personazhet VIP te “Danging with the stars” renditi mes vendit te trete dhe atij te dyte, dy këngëtaret, kosovaren Genta Ismajli dhe Landin e West Side Family. Gjatë mbrëmjes tre çiftet vallëzuan me katër kërcime te ndryshme, tre individuale dhe një te përbashkët.

Paso Doble, Ça-Ça-Ça apo Tango ishin gjinitë e përzgjedhura. Përtej garës, ashtu siç ishte premtuar mbrëmja finale pati edhe shume surpriza te tjera. Show-meni Adi Krasta iu bashkëngjit me opinion e tij për disa momente jurisë, por edhe surprizoi duke kërcyer brenda stilit te tij.

Spektakli ofroi edhe një homazh kushtuar mbretit te ndjere te pop-it Majkell Xhekson, ne formën e një kolazhi nga personazhet vip këngëtare te “Dancing”. Ndërsa sigla hyrëse e show-t u këndua dhe interpretua live nga trupa e baletit dhe prezantuesja Alketa Vejsiu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here