Gjykata vendos rrëzimin e padisë, si të pabazuar në prova e në ligj. Shpenzimet gjyqsore i ngarkohen paditëses Bujana Toromani.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij…”.

Me këto fjalë fillon vendimi i Gjykatës së Tiranës që lidhet me dy emra të njohur të botës së spaktaklit, por edhe pretendentë për tregtarë të vegjël. Çfarë ka ndodhur?

Oni Pustina dhe Bujana Toromani (motra e Ambeta Toromanit) kishin një llogari të përbashkët bankare në bankën S.P., në Tiranë dhe vendosnin e tërhiqnin lekë sipas nevojave që kishin për të drejtuar një dyqan që kishte hapur Oni.

Bujana kryente derdhjen e lekëve dhe tërheqjen edhe në mungesë të Onit. Në atë llogari bankare kishte rreth 53 mijë euro, të cilat Oni i kishte tërhequr dhe Bujana pretendonte se aty kishte pjesë edhe vetë ajo.

Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi të rrëzojë kërkesën e Bujanës, duke cilësuar të drejtë vendimin e Onit që lekët i takonin atij dhe jo Ambetes apo motrës së saj. Për këtë kishin një prokurë të posaçme të firmosur nga të dy për tërheqjen e lekëve. Ndërkohë, Ambeta kishte shitur aksionet e saj te vetë Oni.

Ka mbaruar me kaq?? Jo! Kjo që shkruam më sipër është vetëm padia e parë. Ka edhe një padi të dytë. Ambeta ka kërkuar që shitja e aksioneve të saj te dyqani të shpallet e pavlefshme. Gjyqi për këtë padi të dytë vazhdon. (Në dy tabelat shoqëruese, janë të dhënat e hollësishme mbi këto dy padi).

PADIA E PARË

Nr. i Çështjes: 5026
Dt. e regjistrimit: 19.01.2010
Paditësit: Bujana Toromani
Të paditurit: Fation Pustina
Lloji i Çështjes: Padi Begatim Pa Shkak (Neni 655-658)
Objekti: Detyrim i palës së paditur për të më kthyer shumën e begatuar pa shkak
Gjyqtari: Agim Bendo
Nr. i vendimit: 5375
Dt. e vendimit: 29.06.2010
Men. Përfundimit: Rrëzuar

PADIA E DYTË

Nr. i Çështjes: 8803
Dt. e regjistrimit: 04.05.2010
Paditesit: Anbeta Toromani
Te paditurit: Fatjon Pustina
Gjyqtari: Fatime Decolli
Objekti: – Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të aktit noterial prokurë e posaçme datë 15.10.2009 përpiluar nga noteri Xhevdet Hamzaj.
– Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të aktit noterial: “Marrëveshje shitblerje kuotash të vërtetuar nga noteri Julian Zhelegu.
– Rregullimin e pasojave që kanë sjellë aktet e mësipërme, duke vendosur perfundimsht kalimin e pjesëve të kapitalit (objekt i mareveshjes për shitblerjen e kuotave) paditëses Anbeta Toromani./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here