Onat dhe Majk publikojnë këngë e re “Le t’xhelozojn”Dy reperët e njohur të grupit TDS, Majk dhe Onat kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Le t’xhelozojn” mban titullin kënga, e cila është punuar nga Bledbeats, gjersa tekstin e kanë shkruar vet reperët.

Pas një mungese mjaft të gjatë në bashkëpunim, Onat rrëfeu në një prononcim për Telegrafin ditë më parë se ndjehet shumë i lumtur që vijnë sërish bashkë,

“Si po ndihem pas që pas një kohe vij në bashkëpunim me Majkin? S’di çfarë të them, ne me Majkin jemi gjithmonë bashkë, ndaj nuk është ndonjë ndjenjë e re, përveq asaj që jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin dhe mezi pres edhe unë njejt sikur fansat që të publikohet ky projekt, pasi një kohë të gjatë nuk kemi publikuar diçka sëbashku, edhe pse vazhdojmë të punojmë bashkë”, u shpreh ai.

Videoklipi i këngës “Le t’xhelozojn” duket të jetë mjaft interesant, dhe është punuar me mjeshtri nga produksioni XL Films.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here