1Pas daljes nga Big Brother, Armela ka synuar të kthehet sërish në televizion por në një formë tjetër.

Në mediat e ndryshme ku ka komentuar eksperiencën e saj në Big Brother, Armela ka rrëfyer dhe pasionin e saj për televizionin. Por në këtë postim ët fundit në Instagramin e saj ajo njofton se së shpejti mund të bëjë realitet ësndrrën e saj, por me sa duket nuk ka të qartë se ku do të profilizohet.

‘Në çfarë lloj hapësire televizive më shihni në një të ardhme të afërt? Do isha më mirë si moderator spektaklesh, gazetare sportive apo gazetare shoëbizz-i etj?’-ka pyetur ajo komentuesit.

Një prej rreagimeve ishte ai i opinionistit Olti Curri i cili i bëri një sugjerim thumbues. “Të lexoje horoskopin në mëngjes ose në darkë.”- ka shkruar me shaka Curri.

Ditën e djeshme mediat aluduan se ajo mund të ishte personazhi që do të zëvendësonte Marina Vjollcën në “Procesi Sportiv”. Megjithatë rreth kësaj nuk ka asnjë konfirmim pra mbeten thjesht thashetheme. Nuk dihet ende nëse doe shohim ndonjëherë në ekran Armelën. / Gazeta Express/23

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here