Vajza brune e “Big Brother 3”, Olta, deri tani nuk ka folur shumë për veten e saj brenda shtëpisë.

Ajo është prezantuar si vajza nga Tirana, ndërkohë që ne kemi zbuluar se Olta ka lindur në Shijak dhe familja e saj është transferuar në Tiranë 12 vite më parë. Shkak për transferimin u bë një biletë me fat, e fituar nga i ati në lojën “Telebingo shqiptare” që drejtohej në atë kohë nga Ardit Gjebrea.

Babai i Oltës u bë fituesi i një apartamenti të ri në periferi të Tiranës, që i dha mundësinë të zhvendosej bashkë me familjen në kryeqytet.

Olta gjithashtu është e përkëdhelura e të atit. Ajo ka një makinë personale dhe mikesha të saj pohojnë se nuk ka punuar asnjëherë, as si shitëse, ashtu siç ajo ka pohuar brenda shtëpisë./PanoramaPlus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here