Ka disa ditë që në faqen e Facebook anna-media, po diskutohet për dy shoqërueset e Ardit Gjebresë në prezantimin e tri netëve të festivalit të madh, i cili edhe këtë vit do të mbahet në Pallatin e Koncerteve.

Organizatorët kanë vendosur që show-mani i njohur të ketë në krah një vajzë bionde dhe një brune.

Por me sa duket, Arditi ka menduar që vajzat të mos jenë veç të bukura, por edhe të njohura, që të kenë një aktivitet të suksesshëm në jetën e tyre artistike. Kështu ne mësuam se ai tashmë ka bërë zgjedhjen e vajzës bionde dhe ajo është aktorja Olta Gixhari. Ndërsa presim për emrin e vajzës brune. Deri tani e përzgjedhura duket shumë e gjetur. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here