Nata e nëntë e “Dancing with the stars” nuk qëlloi e mbarë për Olta Gixharin. Ishte pikërisht ajo e eliminuara e javës, duke humbur kështu shansin për të shkuar në finale, apo për të fituar trofeun e madh të kësaj gare, Jaguari X type.

Vetë Olta, gjatë një komunikimi të shkurtër që patëm gjatë ditës së djeshme na tregoi se nuk e priste eliminimin nga gara, madje ajo shtoi se nuk ishte momenti i duhur për t’u larguar.

Aktorja bionde e shikonte veten një kandidate potenciale për finalen e madhe, por brenda vetes e ndjente se ky eliminim do të vinte përpara kohe…”Kur je aty brenda, gjërat ndihen”, – tha veç të tjerash Olta për “Bluetooth”. “Për një gjë jam e lumtur ama, e di që do të mbahem mend gjatë në historinë e ‘Dancing’.

Këtë fakt e kam të provuar edhe nga komentet e fansave në Facebook.com, në rrugë, apo edhe tek të njohurit e mi që më kanë shkruar pafund mesazhe”.

Më tej bukuroshja e skenës tregon se ende nuk ka gjetur një arsye për largimin e saj nga gara, megjithatë është e destinuar të pranojë vendimin e jurisë.

Unë nuk e shikoj gabimin tek vetja”, – vijon më tej ajo. Gjithsesi nga sa kuptuam, aktorja e disa roleve të spikatura në “Teatrin Kombëtar” e ka marrë me sportivitet eliminimin.

Nuk është fundi i botës”, – thotë ajo me të qeshur, ndërsa na zbulon se disa prej konkurrentëve kanë qarë për largimin e saj. Një tjetër detaj që e zbulon ekskluzivisht për ne Olta, janë edhe personazhet për të cilët ajo bën tifo.

Do doja që si fitues të shikoja Petrovcin ose Agnesën, megjithëse do të më pëlqente që ai që më eliminoi mua (Shpati), të dilte fitues, të paktën kështu do isha më e lehtësuar”, – ka përfunduar komunikimin me ne konkurrentja që mendohej si fituese e këtij edicioni…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here