Tashmë është konfirmuar zyrtarisht lajmi i ndarjes mes aktores së re Olta Gixhari nga c. Por cila ka qenë në të vërtetë arsyeja e kësaj ndarjeje?

E vërteta është që Olta nuk e ka konsideruar kurrë marrëdhënien me Olsin si një lidhje.

Në këtë përfundim del shumë lehtë nëse i i bën një analizë të hollë marrëdhënies së çiftit që nga dita e parë e publikimit të lajmit në “Bluetooth”, më pas nga ngacmimi i Arian Çanit, gjatë një puntate të “Dancing with the stars”, ku dy protagonistët e kësaj historie rozë u njohën dhe nisën një flirt të diskutuar shpesh në media.

Mirëpo që në ditët e para të njohjes, e eçanërisht pas publikimit të fotove të ditëlindjes së Olsi Mingomatajt, ku çifti kanë dalë të përqafuar e duke u puthur, Olsi nuk vonoi të shpallte me të madhe në faqen e tij në Facebook “In a relationship”. Në faqen e Facebook-ut të Olta Gixharit nuk pati kurrë ndonjë ndryshim statusi; as në fillim të njohjes e as nga fundi. Shkojmë më tej…

Sipas disa mediave, zbulohet që Olsi Mingomata t’i ketë propozuar me unazë në dorë fejesë aktores së bukur. Ndërkohë, nga ana e Oltës nuk ka pasur asnjë lloj reagimi ndaj kësaj lidhjeje të “hamendësuar” sipas shumë mediave që me të parë dy të rinj që puthen, mezi ç’presin t’i shpallin të dashuruar. Në asnjë intervistë Gixhari nuk ka pranuar kurrë që është në një lidhje dashurie me Olsin Mingomatajn.

Sigurisht ka folur për marrëdhënien që ka me të, ka folur edhe për raportin miqësor e për vlerat e mëdha që Olsi ka si njeri, por kurrë nuk i është referuar si: “I dashur”, as raportin me të nuk e ka quajtur kurrë “lidhje dashurie”. Ndaj, ndarja mes tyre vështirë se konsiderohet si ndarje nga aktorja, sepse ka shumë gjasa që për Oltën nuk ka pasur kurrë në të vërtetë një lidhje. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here